Vasil Shkurtaj nuk do bashkohet me Partizanin. 29 vjeçari ishte dëshirë e drejtuesve të kuq, ndërsa ishte gjetur edhe një akord paraprak, që në fund nuk u materializua me firmën në kontratë. Duket se Kukësi u tregua më i shpejtë, ndërsa sulmuesi pritet të rikthehet te verilindorët.
Distancimi nga Partizani nuk erdhi për shkak të kushteve të paplotësuara. Të kuqtë i ofruan lojtarit pagën e kërkuar, 6 mijë euro në muaj dhe 500 euro për gol. Gjithashtu kërkesa e sulmuesit ishte që një pikë në konratë të përfshinte edhe largimin e tij në fundin e sezonit, nësë kishte ofertë nga jashtë vendit.
Partizani ishte në prag të firmës me Shkurtaj, ndërsa në fund Kukësi ka prishur punë. Ka qenë drejtori Pejic që ka bindur Vasilin të ribashkohej me verilindorët, duke përfituar nga stepja e “Demave”.