Merr fund çështja e trajnerit te Partizani. Klubi i kuq e ka marrë vendimin për timonierin e ri të skuadrës duke i dhënë fund përfundimisht kakofonisë drejtor-trajner të Arbër Abilaliajt.
Partizani do të organizojë nesër një ceremoni prezantimi ku do të zbulojë trajnerin e ri në orën 13:00 në ambientet e Kompleksit ‘Arena e Demave’.
Mbetet për t’u zbuluar emri që do të jetë përfundimisht trajneri i kampionëve të vendit i cili do të drejtojë skuadrën drejt mbrojtjes së titullit. Ndeshja e parë si trajner do të jetë ndaj Egnatias javën tjetër.
Poll