Partizani do të luajë derbin me Dinamon në “Arenën e Demave”, duke nisur që nga ora 17:00. Një takim ku demat do të synojnë rikthimin te fitorja, ndërsa kanë një “mal” me mungesa.
Një prej tyre është edhe Tedi Cara. Ky i fundit foli para startit, ndërsa zbuloi edhe Janjevan, i cili ditën e sotme debuton me fanelën e kuqe.
9 lojtarë që mungojnë për shkak dëmtimesh? Në fakt hera e parë që ndodh kjo situatë me kaq shumë lojtarë. Besoj se Partizani i ka lojtarët e tjerë për ti zëvendësuar dhe sot do të shihet në fushë.
Janjeva? Është stërvitur 2-3 javë me ekipin. Ka shumë cilësi dhe duke parë mungesat ka dhënë maksimumin. Do të japë maksimumin.
Ndeshja sot? E vështirë, por do të fitojë Partizani sot.