Barcelona fitoi 2 me 1 pjesën e parë ndaj Napolit, e vlefshme për turin e 1/8 të Champions League. Golin e vetëm për Napolin e shënoi pikërisht Amir Rrahmani, kur luhej minuta e 30’ e takimit.
Rezultati ishte 2 me 0 në favor të Barcelonës dhe tifozët katalanas dukeshin të qetë me këtë avantazh. Ishte ish-mbrojtësi i Partizanit që hapi llogaritë e kualifikimit, nga i cili dhe më pak pritej.
Kujtojmë që para se të niste eksperiencat e tij jashtë vendit, Rrahmani ishte pjesë e Partizanit. Klubi i kuq u kthye në trampolinë, para se të vinte transferimi i tij te RNK Split në vitin 2015.
Më pas vitet e suksesshme në Kroaci, bën që të përfundonte te kampionati italian. Prej 4 viteve është pjesë e Napolit, ku është dhe titullar i padiskutueshëm në qendrën mbrojtjes.
Goli i shënuar ndaj Barcelonës: (VIDEO)