Partizani kërkon të bëjë edhe goditjen e fundit në këtë merkato dimri. Sipas shtypit të shkruar demat janë afër trasnferimit të ish-lojtarit të Tiranës, i cili është shpallur kampion vitin e kaluar me bardheblutë.
Mario Beshiraj është një dëshirë e “vjetër” e drejtuesve të kuq, por duket se fatet e tyre pritet të bashkohet në këtë janar. 23-vjeçari në verë u largua nga skuadra e Tiranës si kampion i Shqipërisë, ndërsa firmosi me Korabin në Kategorinë e Parë, ku në 12 ndeshje ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 8 herë.
Menaxheri i lojtarit dhe përfaqësuesit e Partizanit thuhet se kanë arritur marrëveshjen mes tyre, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për të vendosur pikat mbi ‘i”, ku mbetet të mësohet se cila do të jetë formula e këtij transferimi, pasi Beshiraj ka kontratë me skuadrën e Kategorisë së Parë deri vitin tjetër.
Me transferimin e Beshirajt, demat do të shtonin alternativat në repartin e sulmit, aty ku ikja e Xhuliano Skukës ka lënë një boshllëk të madh.
