
Partizani do të luajë ditën e enjte ndaj Valmieras sfidën e kthimit në Conference League, e vlefshme për turin e tretë. Kjo përballje do të startojë në ornë 20:00 dhe do të luhet në “Elbasan Arena”.
Pas fitores në Letoni me shifrat 2-1, demat do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv për t ëbërë të mundur edhe kualifikimin në “Play-Off”. Për këtë takim Zoran Zekic është me “dhimbje koke”, pasi plot 4 lojtarë do të mungojnë.
Sembene dhe Mensah prej javësh vazhdojnë fazën e rikuperimit, teksa së fundmi është shtuar edhe Mba, i cili u dëmtua ndaj Romës. Gjithashtu do të mungojë Victor Da Silva që për shkak të pezullimist nga ana e klubit. Porlajmi i mirë është se Atanaskovski i cili u mendua si mungesë do të jetë titullar.
Në këtë mënyrë Zekic ka dilema nga mbrojtja në sulm, teksa duhet të ndërtojë një formacion që ta nxjerrë sërish fitues ndaj letonezve.
Formacioni i mundshëm: Qirko, Hadroj (Zekolli), Sota, Kocijan, Atanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maget (Murataj), Gj.Taipi, Keko (Grezda), Cara.