Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani "harron" suksesin në derbi, mendjen te Kukësi, mungon kapiteni Alban Hoxha...

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani "harron" suksesin në derbi, mendjen te Kukësi,

Partizani i është rikthyer sot përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës ndaj Kukësit, që do të luhet të dielën në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Pas një dite pushim skuadra në drejtimin e trajnerit Starova dhe stafit teknik ka zbritur në kompleksin sportiv ”Internacional Tirana” të Pezës.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të klubit të kuq në internet, nën urdhrat e trajnerit Starova janë vënë të gjithë lojtarët, përjashtim ka bërë vetëm kapiteni Alban Hoxha, i cili ishte pjesë e prezantimit të fanellave të reja të ekipit tonë përfaqësues.

Stafi teknik ka testuar gjendjen e lojtarëve pas përballjes ndaj Tiranës. Të gjithë lojtarët kanë zhvilluar normalisht seancën e parë të javës duke shfaqur një formë të mirë fizike.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga