Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani gjithnjë e më pranë Redon Xhixhës, tentohet dyshja e frikshme me Xhulio Skukën

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani gjithnjë e më pranë Redon Xhixhës, tentohet dyshja

Partizani është futur seriozisht në merkato. Klubi i kuq me zyrtarizimin e Shehit si trajneri i ri, ka mbyllur këtë çështje të rëndësishme dhe tani është i qetë të vijojë punën në merkato për të përforcuar skuadrën. Trajneri i ri kërkon një mesfushor para mbrojtjes dhe lojtarë goli.

Kur bëhet fjalë për golat, dy janë lojtarët që i shënonin me ‘sy mbyllur’. Redon Xhixha dhe Xhulio Skuka janë dy nga sulmuesit që kanë lënë gjurmë të mëdha në Superiore. I pari shkëlqeu me Tiranën duke u shpallur edhe ‘Topi i Artë’, ndërsa i dyti bëri tifozët e Partizanit të dashuroheshin me të.

Partizani nuk ka ndërmend të kursehet dhe po tenton t’i afrojë të dy në skuadër. Xhulio Skuka e ka mbyllur me Maribor dhe do të kthehet te Metz për të nisur stërvitjet, por aty s’e ka të gjatë dhe do të huazohet përsëri me Partizanin që pret i pari në rradhë.

Situatë e ngjashme edhe për ish-in bardheblu i cili nuk është i kënaqur me minutat e tij këtë sezon dhe mund të huazohet. Këtu në garë është edhe Tirana, por Partizani ka shfaqur interes më konkret sipas medieve azere.

Mbetet të shihet se si do të jetë përfundimi, por nëse Shehi do të ketë në dispozicion një dyshe Xhixha – Skuka padyshim të fut ‘frikën në palcë’ për çdo kundërshtar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga