Partizani do të luajë sot kundër Kastriotit, në kuadër të javës së tetë të Superiores. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Mungesa e vetme për trajnerin Colella do të jetë Arinaldo Rrapaj i pezulluar për shkak kartonësh.
Italiani ende s’e ka ndarë mendjen për formacionin titullar, teksa futbollistët gjithmonë e mësojnë se kush do të zbresë në fushë pak orë para ndeshjes. Megjithatë nuk priten shumë ndryshime nga ndeshja e fundit në Shkodër.
Në portë do ta nisë Bekim Rexhepi, kurse para tij do të rreshtohet katërshja Buxhelaj – Sota – Bitri dhe Hadroji. Matondo do të jetë lojtari që do të bëjë urën lidhëse me mesin e fushës, e cila do të përbëhet nga Cara – Murataj – Hoti. Ndërsa Da Silva do të mbështesë Xhuliano Skukën në sulm.
Ndeshja Partizani – Kastrioti është programuar të luhet në orën 17:45 në staidumin “Elbasan Arena”.
FORMACIONI: Rexhepi; Buxhelaj – Sota – Bitri – Hadroji; Matondo – Murataj – Cara – Hoti, Da Silva - Skuka