Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani gati për Superioren, të kuqtë lënë Turqinë

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Të kuqtë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe rikthehen përsëri në Shqipëri. Demat, gjatë qëndrimit në Turqi kanë zhvilluar edhe tre teste miqësore por pa arritur të gjejnë fitore në asnjë prej tyre.

Fillimisht me iranianët Nassaji Mazandaran të humbur 1-3 e më pas humbja tjetër 2-0 me Sivasspor. Në miqësoren e fundit u dukë sikur të kuqtë do e mbyllnin me fitore teksa pjesa e parë i pa me dy gola në avantazh por në të dytën, Umraniyespor arriti të barazonte shifrat.

Partizani do të përballet më 11 dhjetor me Erzenin në transfertë për javën e 13-të të Abissnet Superiore ku do të kërkojë tre pikët për të vazhduar garën për titull teksa mbajnë vendin e dytë në renditje me 22 pikë, aq sa Tirana kryesuese por fituese në derbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga