Thursday, February 9, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

PARTIZANI gati për SKËNDERBEUN, trajneri GEGA flet pa “dorashka”: Luajmë ndaj ekipit më të fortë në 5 vitet e fundit

15.08
in KRYESORE, SUPERIORE, VENDI
Reading Time: 5 mins read
0 0
A A
0
PARTIZANI gati për SKËNDERBEUN, trajneri GEGA flet pa “dorashka”: Luajmë ndaj ekipit më të fortë në 5 vitet e fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani dhe Skënderbeu do të ndeshen të premten në Korçë në ndeshjen hapëse të kampionatit, me të kuqtë që e nisin kështu edicionin e ri përballë një rivali direkt siç janë kampionët në fuqi.

Sot trajneri i Partizanit Skënder Gega ka folur përpara gazetarëve në konferencën për shtyp përpara këtij takimi delikat, duke u shprehur besimplotë për marrjen e një rezultati të mirë. Gega u shpreh se padiskutim luajnë ndaj ekipit më të fortë në vitet e fundit, por deklaroi se puna e bërë me skuadrën e bënë të ndihet i qetë. Sipas tij Partizani është gati për sezonin e ri, me objektivat që natyrshëm janë maksimale si çdo vit. Ai foli gjithashtu edhe për merkaton, ku nuk dha një përgjigje përfundimtare për Valon Ahmedin, ndërkohë që u shpreh se mund të ketë dhe afrime të tjera.

Më poshtë keni dhe konferencën e plotë me pyjtjet dhe përgjigjet e teknikut Gega të publikuar në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

1- E nisni sezonin ndaj Skënderbeut, si po e përjetoni këtë përballje të parë?
Gega: Është e vërtetë që është ndeshja e parë kundër ekipit ndoshta më të fortë në pesëvjeçarin e fundit, nuk është se na krijon trysni më të mëdha se sa është zakonisht. Ky është testi i parë i vërtetë. Jemi të përgatitur për këtë test se u bë kaq kohë në fazë përgatitore, ndeshjet e UEFA-s, disa ndeshje miqësore, një turne në Durrës. Kështu që vijmë në momentin më të mirë për tu ballafaquar me sukses në këtë sfidë.
2- Si e shihni Skënderbeun, në krahasim me vitet e tjera?
Gega: Mendoj që Skënderbeu e ka bazën e ekipit, pavarësisht nga lëvizjet që ka bërë, edhe prurjet e reja. Besoj që ka kualitetin dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Besoj se duhet respektuar për vetë historinë e tyre edhe për momentin. pavarësisht nëse ka mungesa apo se ka bërë lëvizje të mëdha. Por duhet të mësojmë të respektojmë veten tonë, të dimë se për çfarë shkojmë dhe për çfarë jemi përgatitur, besoj se kemi gati.
3- Si e sheh gjendjen e ekipit pas pjesëmarrjes në turneun në Durrës?
Gega: Kjo ishte që në fillim ideja, që të shihnim të testonim ekipin në dy ndeshje nga 45 minuta, edhe pse me dy skuadra të ndryshme. Në ndeshjen me Teutën besoj se e arritëm objektivin, jo vetëm se morëm Kupën, por për mënyrën se si luajtëm, se kishim punuar për të dhe nesër do të bëjmë maksimumin që ekipi të shfaqë atë për të cilën është përgatitur.
4- Kush është më i fortë mes Partizanit dhe Skënderbeut?
Gega: Nuk mund ta them, se secili ka planet dhe parametrat e veta. Besoj se, pa dalë nga modestia, jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë grup lojtarësh që kemi, se jemi përgatitur për çdo gjë sipas ideve, e kemi të gjithë të qartë si trajner e lojtarë, urojmë që të premten të shkojnë gjërat mirë.
5- Si e parashikoni ndeshjen në Korçë?
Gega: Unë nuk para parashikoj, nuk para jap parashikime për rezultatin, futbolli i ka të tre rezultatet. Ne do të mundohemi të marrim maksimumin, dihet që pretendimet tona janë shumë të larta, për vetë historinë dhe klubin. Unë kam dëshirë ta filloj me një sukses, edhe vetë çunat po ashtu.
6- A ka gjë që ju shqetëson përpara kësaj sfide?
Gega: Asgjë, shqetësimi është derisa të fillojë loja. Në ditët e para kisha shqetësime ndoshta me lojtarët, mentalitetin, frymën që deshëm të sillnim. Në ditët e para ishin presione të brendshme normale në futboll. Por tani jam i kënaqur, janë sheshuar gjërat dhe pjesa më e madhe e ekipit është gati. Uroj që këtë punë që e kanë bërë në stërvitje ta shfaqin nesër.
7- Cili është plani i lojës së Partizanit për takimin ndaj Skënderbeut?
Gega: Nuk mund të them sot se si do të dalim në fushë të premten, është pjesë e planit të ndeshjes, se si do të luajmë në fillim, gjatë apo në pjesën e dytë. Do të shoh në seancën e fundit, do të mundohem të dalim me një ndeshje të fortë e të kompletuar.
8- Së fundmi skuadrës i është bashkuar një lojtar korean…
Gega: Është afruar sot, kishte ditë që po punohej për të. Ai është një lojtar i ekipit kombëtar nga Koreja e Veriut, është risi në Shqipëri nga ky vend. Ka një CV mjaft të mirë. Nga informacionet që kemi, vitin e kaluar ka bërë sezon të mirë në Bosnjë, ka qenë ndër më të mirët. Sigurisht, nuk mund të jap sot për sot asnjë lloj përfundimi, se është bashkuar sot me grupin. Deri me 31 gusht do të mundohemi të jemi të kujdesshëm dhe të japim një vlerësim përfundimtar.
9- Sa ndryshe është Partizani i këtij viti me atë të viti të kaluar. A është titulli objektivi i klubit?
Gega: Mendoj se jemi në rrugën e drejtë në krahasim me vitin e kaluar. Vjet është bërë shumë merkato, emrat të mëdhenj, kanë qenë njerëz që i janë afruar klubit me CV dhe hapësirë më të madhe. Besoj se zhurma është më e vogël, puna po bëhet mirë, jam i kënaqur me këtë grup. Nuk është se kemi presion nga drejtuesit për të dalë kampion. Unë e shoh kampionatin si një sfidë të gjatë dhe objektivat vijnë duke u konsoliduar. Mosmarrja e titullit prej shumë vitesh nuk është presion, është dëshirë, të cilën e bashkoj me punë. Nëse nuk punojmë që të marrim maksimumin, mbetet vetëm dëshirë. Ne e kemi potencialin dhe dëshira nuk mungon, lojtarët janë të bindur dhe të ndërgjegjshëm pse kanë ardhur dhe çfarë qëllimesh kemi.
10- Si po shkojnë bisedimet në lidhje me afrimin e Valon Ahmedit?
Gega: Në këtë aspekt unë jam munduar të jem pjesë e fushës, e njoh personalisht se e kam pasur lojtar kur drejtoja Shpresat. Ai është një djalë me të dhëna të mira. Më vonë mësova se ka dëshirë të vijë, por ka shumë faktorë, shumë arsye që një lojtar të afrohet, është koordinim mes klubit dhe lojtarit. Për të mund të jap mendim nëse vjen, se e njoh dhe do të ishte një plus për ekipin.
11- A është ekipi gati për sezonin?
Gega: Pasnesër është testi i parë i vërtetë siç është Skënderbeu në transfertë. Nuk besoj se ka diferencë të mëdha mes asaj që kemi bërë deri më sot. Me këta që janë sot, besoj se shkojmë larg se stërviten mirë, ishim me fat e nuk kishim dëmtime. Po mundohemi t’i ingranojmë edhe Hebaj e Mensah, pjesa tjetër është bashkë prej kohësh.
12- A prisni emra të tjerë në merkato?
Gega: Deri me 31 gusht do presim, është një listë, një grup lojtarësh që ua kam propozuar klubit. Shumë prej tyre kanë ndryshuar në momentin e fundit, për arsyet e tyre, ndoshta për pagesa, mënyrë kontrate. Po punohet por nuk them dot gjë se kur dalin pa përfunduar, prishen në momentin e gabuar. Janë disa pika që po t’i ketë ekipi, përforcohet. Nuk është se nuk jemi të kënaqur me këta që kemi, por të kemi një numër më të madh lojtarësh, përballon më mirë një kampionat të gjatë.
Previous Post

Merkato e bujshme, ja 10 transferimet më të mira në kampionatin anglez

Next Post

Ilir DAJA komenton Flamurtarin e “ri”: Nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Kale? Ja kush vendos për të!

Të Lidhura

25 milionë euro për Myrto UZUNIN
BOTA

25 milionë euro për Myrto UZUNIN

08.02
VIDEO/ Leeds befason United, “Djajtë e Kuq” ndalen në shtëpi
BOTA

VIDEO/ Leeds befason United, “Djajtë e Kuq” ndalen në shtëpi

08.02
“Të gjithë me të zeza drejt Shkodrës”, tifozët e TIRANËS japin njoftimin e rëndësishëm
FACENEWS

“Të gjithë me të zeza drejt Shkodrës”, tifozët e TIRANËS japin njoftimin e rëndësishëm

08.02
Te Kukësi u largua si i padëshiruar, sulmuesi i KOSOVËS drejt bashkimit me SHQIPËRINË
KOSOVA

Te Kukësi u largua si i padëshiruar, sulmuesi i KOSOVËS drejt bashkimit me SHQIPËRINË

08.02
“Treni i fundit për këtë dështak”, ish-lojtari i të kuqve thirrje Gaz Demit: Mos u bëj kryeneç, duhet të të dhimbset Partizani
KRYESORE

“Treni i fundit për këtë dështak”, ish-lojtari i të kuqve thirrje Gaz Demit: Mos u bëj kryeneç, duhet të të dhimbset Partizani

08.02
“Skemat e Rejas nuk i përshtateshin Shqipërisë”, Odise ROSHI: Me Sylvinhon do jemi më mirë, Çekia është një nivel me ne
FACENEWS

“Skemat e Rejas nuk i përshtateshin Shqipërisë”, Odise ROSHI: Me Sylvinhon do jemi më mirë, Çekia është një nivel me ne

08.02
Tre stadiume të reja në Shqipëri, hapet ZYRTARISHT konkursi ndërkombëtar
KRYESORE

Tre stadiume të reja në Shqipëri, hapet ZYRTARISHT konkursi ndërkombëtar

08.02
“Ja si FSHF po punon me përfaqësueset rajonale për të rritur cilësinë e futbollistëve të rinj”
KOMBETARJA

“Ja si FSHF po punon me përfaqësueset rajonale për të rritur cilësinë e futbollistëve të rinj”

08.02
Load More
Next Post
Ilir DAJA komenton Flamurtarin e “ri”: Nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Kale? Ja kush vendos për të!

Ilir DAJA komenton Flamurtarin e "ri": Nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Kale? Ja kush vendos për të!

Please login to join discussion








Të Fundit

Në superformë, trajneri i Lille-s flet për Zhegrovën: Ka kuptuar ç’është skuadra

Në superformë, trajneri i Lille-s flet për Zhegrovën: Ka kuptuar ç’është skuadra

08.02
25 milionë euro për Myrto UZUNIN

25 milionë euro për Myrto UZUNIN

08.02
Marseille çon në shtëpi Messin & CO, PSG-ja eleminohet nga Kupa e Francës (VIDEO)

Marseille çon në shtëpi Messin & CO, PSG-ja eleminohet nga Kupa e Francës (VIDEO)

08.02
VIDEO/ Leeds befason United, “Djajtë e Kuq” ndalen në shtëpi

VIDEO/ Leeds befason United, “Djajtë e Kuq” ndalen në shtëpi

08.02
Humbi luftën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare ish sportistja e njohur

Humbi luftën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare ish sportistja e njohur

08.02
“Të gjithë me të zeza drejt Shkodrës”, tifozët e TIRANËS japin njoftimin e rëndësishëm

“Të gjithë me të zeza drejt Shkodrës”, tifozët e TIRANËS japin njoftimin e rëndësishëm

08.02
VIDEO/ Real MADRID i pandalshëm, nuk fal ndaj Al Ahly dhe shkon në finale

VIDEO/ Real MADRID i pandalshëm, nuk fal ndaj Al Ahly dhe shkon në finale

08.02
Tirana “leksion” Partizanit në Kupën e Shqipërisë, kryeqyteti vishet bardheblu

Tirana “leksion” Partizanit në Kupën e Shqipërisë, kryeqyteti vishet bardheblu

08.02

Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...
Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In