Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani e largoi, La Kamera zbulon arsyet për "Tuttomercatoweb": Në Shqipëri ekziston ky problem, kisha dëshirë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani e largoi, La Kamera zbulon arsyet për

Xhovani La Kamera ka mbyllur dje marrëdhënien me klubin e Partizanit duke u larguar drejt Italisë. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit, mesfushori ka zbuluar arsyen e largimit nga të kuqtë, duke zbuluar dhe problet që ekzistojnë në ekip, probleme që janë të pranishme në përgjithësi në futbollin shqiptar.

Në një intervistë dhënë për " Tuttomercatoweb", mesfushori ka zbuluar planet për të ardhmen dhe ekipin se ku po stërvitet për momentin.

Intervista e plotë për "Tuttomercatoweb":

Pse vendosët të largoheshit nga Shqipëria?

Ideja për të ndërprerë kontratën lindi në dy javët e fundit, por u zgjidh vetëm këto ditë. Kam kaluar mirë në Tiranë, si në aspektin futbollistik, ashtu edhe jashtë tij. Jam i lumtur për këtë eksperiencë, por kisha shumë dëshirë të kthehesha në Itali.

Si është futbolli shqiptar?

I një niveli të mirë, mendohet se është nivel i ulët, por nuk është kështu. Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknik. Ndryshe nga futbolli ynë, është se punojnë më pak në fazën taktike, më pak në lojën një kundër një, në këtë drejtim kanë pak mangësi. Por ka shumë teknikë dhe përgatitje fizike.

Ndaj do të ktheheni në Itali, ka ndonjë sirenë?

Për momentin stërvitem me një skuadër afër Milanos. Janë disa ish-kolegë të Pavias që kanë një qendër sportive. Do të punoj që të mbaj dhe përmirësoj gjendjen fizike.

Keni objektiv Serinë B apo C?

Fatkeqësisht, nuk varet nga unë. Po kaloj një rini të dytë, jam mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Nuk kam kam frikë te rifutem në lojë. Vetëm shpresoj të gjej një projekt serioz.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga