Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI duhet të luajë "duart", titullari i skuadrës është në "skadencë"

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI duhet të luajë "duart", titullari i skuadrës

Partizani është një nga skuadrat e Superiores që pritet të rivalizojë për titullin kampion. Të kuqtë, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega janë kandidatë për të sjellë trofeun e munguar në kryeqytet. Një nga shtyllat e këtij ekipi padyshim është mesfushori Lorenc Trashi.

Mëngjërashi është prej disa vitesh pjesë e 15-herë kampionëve të Shqipërisë duke qenë titullar i padiskutueshëm me çdo trajner që ka punuar me skuadrën e Partizanit. Kontrata e tij përfundon në fund të këtij edicioni futbollistik dhe në merkaton e verës, ai ishte në listën e disa skuadrave të Superiores.

Megjithatë e "zeza mbi të bardhë" dhe sigurisht lidhja që ka 26-vjeçari me klubin e kuq bënë që të qëndronte në kryeqytet. Fundi i këtij sezoni sjell edhe mbylljen e bashkëpunimit mes palëve, të paktën deri më tani që nuk ka pasur asnjë njoftim për rinovim. Vështirë se të kuqtë do të bënin sërish gabim me një lojtar që ka cilësi të tilla si Trashi, ashtu siç ndodhi me Fejzullahin, pasi jo vetëm klubet e Superiores që e presin duarhapur, por edhe në Europë ka pasur interes për mëngjërashin. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga