
Sot, Partizani do të përballet me Kukësin në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për sa i përket objektivit që të dy skuadrat kanë, titullin kampion. Verlindorët ndodhen në vendin e parë me 65 pikë, aq sa Partizani i vendit të dytë. Duke qenë se kjo përballje mund të rezultojë deçizive për titullin kampion, të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët që do të zbresin në fushën e blertë. Ende nuk janë bërë zyrtar formacionet që priten të hidhen në fushë.
Me shumë gjasa Partizani do të luajë me një skemë 4-2-3-1. Në portë do të jetë i përhershmi Hoxha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Fejzullahi - Malota - Atanda - Trashi. Para tyre do të vendosen Batha me Ramadanin ndërsa në mesfushë Vila - Çetkoviç - Torassa. Majën e sulmit do ta udhëheqë i përhershmi Kaleb Ekuban.
Kukësi i Ernest Gjokës pritet të përgjigjet me një skemë 4-4-2. Tekniku kryeqytetas me shumë gjasa do të hedhë në fushë këtë formacion: Koliçi, Hallaçi - Shameti - Alla - Imami, Dvornekoviç - Musolli - Lena - Karioka, Emini - Pejiç.