Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani “blindon” portën, firmos me “Dorezën e Artë” të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ka nisur menjëherë nga puna për të ndërtuar skuadrën që do t’i përfaqësojë në kupat e Europës. Trajneri i ri u prezantua së bashku me stafin dhe drejtorin teknik dhe ka nisur direkt detyrën në grumbullimin e parë të skuadrës. Ditën e sotme u rinovua edhe kontrata e yllit të skuadrës, Arinaldo Rrapaj për 3 sezonet e ardhshme.

Të kuqtë nuk ndalen këtu! Burime të besueshme pranë klubit kampion bëjnë me dije për Newsport.al se kanë mbyllur marrëveshjen me portierin e Teutës, Pano Qirko. “Doreza e Artë” e Superiores me 16 porta të paprekura, asnjë si ai, do të jetë gardiani i Partizanit në kupat e Europës.

[caption id="attachment_696710" align="alignnone" width="432"]Pano Qirko Pano Qirko[/caption]

Pas aventurës europiane, palët do të ulen sërish në bisedime për të vendosur nëse do të zgjasin bashkëpunimin edhe për sezonin që vjen. Mbetet vetëm zyrtarizimi i klubit me lojtarin që rikthehet në kryeqytet por kësaj rradhe në krahun tjetër teksa më parë ishte pjesë edhe e Tiranës.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga