Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani bën gati rikthimin e madh, një nga protagonistët e titullit të 2019-ës gati të rivishet sërish i kuq

Shkruar nga NEWSPORT

Heshtja e Partizanit në merkato është pak shqetësuese teksa klubi ende s’ka bërë asnjë lëvizje ndërsa janë larguar drejtori Marini e trajneri Colella. Zëvëndësuesit e tyre pritet të jenë Arbër Abilaliaj e Zoran Zekic që duhet të nisin menjëherë nga puna pasi më datë 15 qershor ekipi do të grumbullohet për të çelur përgatitjet e kupave të Europës.

Merkato deri tani ka mbetur pezull por kjo javë pritet të jetë një vrull i vërtetë. Me grupin aktual, Partizani nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje teksa kontigjenti është thuajse i plotë dhe do të ndërhyjnë tek-tuk vetëm nëse gjejnë lojtarë që rrisin cilësinë në skuadër.

Emri më i fundit i në tryezën e “demave” është një dashuri e vjetër. Jurgen Bardhi është opsioni më i fundit i cili mund të vijë për kupat e Europës. Ish-mesfushori që shkëlqeu në fitimin e titullit të sezonit 2018-2019 i skadon kontrata këtë qershor me turqit e Ankara Keciorengucu dhe një performancë e mirë me Partizanin në Europë do t’i siguronte atij në kontratë akoma më të mirë.

[caption id="attachment_696133" align="alignnone" width="394"]Jurgen Bardhi Jurgen Bardhi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga