Partizani arriti të sigurojë kualifikimin në “Play-Off” të Conference League, një sukses për të kuqtë e Zoran Zekic. Pas fitores 2-1 në Letoni, mbrëmë demat triumfuan 1-0 në “Elbasan Arena”.
Goli i fitores erdhi nga Tedi Cara, i cili në këtë aventurë europiane ëhstë kthyer në “hajmalinë” e kryeqytetasve. Sulmuesi i aka dalë të jetë protagonist absolut me Partizanin në kompeticionet europiane, teksa ka shënuar thuajse në çdo tur.
Në 6 ndeshje që ka luajtur Partizani këtë sezon në Europë mes Champions dhe Conference Leaue ia ka dalë të marrë 4 fitore rresht, një barazim dhe një humbje. Ndërkohë Cara ka gjetur rrugën e rrjetës në 5 raste.
Ka shënuar në barazimin 1-1 me Bate Borisov në “Air Albania”, takim i vlefshëm për turin e parë të Champions League. Në turin e dytë të Conference League ka shënuar 2 gola ndaj Atletic Escaldes po në “Air Albania” në fitoren 4-1, ndërkohë ka gjetur pod y herë rrugën e rrjetës ndaj Valmieras në të dy sfidat, duke i siguruar kualifikimin në “Play-Off”.