Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani/ 1 fitore në 11 ndeshjet e fundit, pse u ‘fikën’ kampionët?

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani/ 1 fitore në 11 ndeshjet e fundit, pse u ‘fikën’

Te Partizani kanë filluar të shqetësohen për ecurinë e rezultateve të ekipit. Shqetësimet janë me vënd pasi skuadra nuk është aspak ajo që jemi mësuar të shohim. Një fakt alarmant është se në 11 ndeshjet e fundit është arritur vetëm një fitore të përkthyera në 12 pikë gjithsej nga 33 në total. Jashtëzakonisht shumë pak për një ekip me petkun e kampionit.

Partizani i fillimsezonit ishte një skuadër e frikshme, e bukur për t’u parë e cila fitonte bindshëm pa probleme, me dominim loje. Mirëpo, që pas largimit të Zekic, ky Partizan u ‘zhduk’. Të kuqtë megjithatë qëndrojnë ende në vendin e dytë, por janë plot 10 pikë larg Egnatias kryesuese, ndërsa me Vllaznië dhe Tiranën i ndan 3 dhe 4 pikë.

Nëse flasim për këto statistika, më keq se Demat kanë bërë Erzeni, Teuta dhe Kukësi, tre skuadrat e fundit të tabelës dhe pikërisht ndaj durrsakëve erdhi edhe fitorja e vetme.

Trajneri Orges Shehi po punon për ta zgjidhur sa më shpejtë këtë çështje me kampionatin që futet në fazën më delikate. Kujtojmë që 2 ndeshjet e rradhës për Partizanin janë derbit me Dinamon dhe Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga