Fitorja me Erzenin ka ngritur në kulm moralin e Partizanit edhe për nga mënyra sesi erdhi. Të kuqtë, nga minuta e tretë deri në të 93-tën luajtën me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Maguette, mirëpo kjo nuk i ndali të merrnin një fitore spektakolare për t’u ngjitur sërish si forcë e dytë e kampionatit pas Tiranës.
Tani fokusi është në vazhdim por kalendari nuk premton qetësi për Demat. Të premten i pret menjëherë Kukësi në një transfertë shumë të vështirë me verilindorët që do të japin maksimumin për të marrë pikë duke parë situatë ne tyre.
Më pas një sfidë tjetër sfilitëse me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë sërish në transfertë. Pesë ditë më vonë, kampionati do të mbajë frymën për derbin e shumëpritur përballë Tiranës ku për situatën e kampionatit, ka një peshë shumë të rëndë.
Pas derbit, janë dy përballje të njëpasnjëshme me Vllazninë në kampionat dhe ajo e kthimit në Kupë. Ndryshe mund të themi se, Partizani luan fatet e sezonit brenda 19 ditëve.
[caption id="attachment_681189" align="alignnone" width="549"] Kalendari i Partizanit per 5 ndeshjet e rradhes[/caption]