Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Paritzani pa drejtor sportiv, flet Dritan DERVISHI: Ja ç'ka ndodhur me të kuqtë... Panucci? Do kujtohet për gjyqin ndaj një qytetari të nderuar

Shkruar nga NEWSPORT
Paritzani pa drejtor sportiv, flet Dritan DERVISHI: Ja ç'ka ndodhur

Partizani është një nga skuadrat që pritet të rivalizojë në këtë sezon për titullin kampion. Të kuqtë, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega pritet të bëjnë mirë, megjithatë është ende herët pasi kampionati sapo ka nisur.

Ajo që ka rënë në sy është mungesa e një drejtori sportiv në klub. Shpesh herë është përfolur Dritan Dervishi për këtë post, por në fund ish-drejtori i kuq nuk është emëruar në këtë post. Për këtë newsport.al ka kontaktuar vetë Dervishin i cili shkurtimisht ka deklaruar:

"E ndihmova Partizanin në merkaton e verës për shkak të miqësisë që kam me presidentin Gaz Demi dhe drejtorin Olsi Rama. Nuk më është ofruar asnjëherë asnjë rol në postet drejtuese në klubin e kuq.

Dhe nëse do më ofrohej, do ta mendoja mirë pasi unë dua të jem pjesë aktive e klubit dhe jo një marrës rroge. Mendoj se trajneri Skënder Gega ka një organikë të mirë me lojtarë cilësorë dhe unë i uroj që këtë vit të marrin titullin kampion", ka përfunduar Dervishi për newsport.al.

I pyetur më pas për paraqitjen e Kombëtares nën drejtimin e Christian Panuccit, ai deklaroi: "Për Kombëtaren, Panuçi do kujtohet në Shqipëri për një ish-lojtar të madh dhe i vetmi trajner që hodhi në gjyq një qytetar të nderuar pse shprehu opinionin e tij. Me pak fjalë, jo i përgatitur për rolin që mbulon", ka përfunduar Dritan Dervishi. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga