Ka ndryshuar axhenda për ndeshjen Partizani – Kukësi, e vlefshme për javën e 32-të të saj. Teksa ishte vendosur që kjo përballje të zhvillohej të dielën, Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka menduar që të luhet të shtunën në orën 18:00.
Kësisoj është caktuar që kjo sfidë të luhet në “Arenën e Demave” në orarin e sipërpërmendur. Sakaq në të njëjtën kohë, paralelisht do të luajë edhe Tirana në Durrës ndaj Teutës. Për të shmangur presionin psikologjik, ndoshta është menduar e udhës që të dy ekipet pretendente për titull të luajnë në të njëjtin orar me rivalët.
[caption id="attachment_691010" align="alignnone" width="747"]
Njoftimi i klubit të Partizanit[/caption]
Poll
