Egnatia-Dinamo
Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Dinamos për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 25-të të kampionatit. Takim ky që do të luhet ditën e nesërme në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 19:00.
Kjo është cilësuar si supersfida e kësaj jave dhe si e tillë pritet të jetë spektakël si në fushë edhe në tribuna. Kështu klubi rrogozhinasit ka nxjerrë në shitje biletat.
Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre, ku variojnë nga 200 lekë në tribunën E deri në 3000 lekë në tribunën VIP. Siç dihet tashmë hyrja për tifozet vajza do të jetë falas.
Poll
