
Tirana do të luajë të dielën kundër Erzenit, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Kjo sfidë është caktuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Deri këtu nuk duket se ka diçka që nuk shkon. Megjithatë paradoksi është prezent. Kryeqyteti ka 3 stadiume.
Partizani do të luajë këtë javë në transfertë, rrjedhimisht shtëpia e të kuqve nuk do të presë një ndeshje. “Selman Stërmasi” ka probleme me fushën, ndërsa “Air Albania” është mbyllur për të mbjellë barin.
Rrjedhimisht impianti i ri i Partizanit mbetej mundësia e vetme për kampionët e Shqipërisë. Mirëpo nuk është preferuar që të luhet në shtëpinë e rivalit të përjetshëm, por të “shtegtohet” drejt Elbasanit. Ndërkohë, 4 vite më parë ishin të kuqtë ata që luanin çdo sfidë si pritës në “Selman Stërmasi”, duke arritur të fitojnë dhe titullin kampion pas 26 vitesh.