Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan dhe parada e yjeve për 120 vjetor, Donnarumma shqetëson kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Milan dhe parada e yjeve për 120 vjetor, Donnarumma shqetëson

Një paradë yjesh e pret sot klubin e Milan, me drejtuesit që kanë marrë të gjitha masat për një ditë të madhe në 120 vjetorin e themelimit të klubit. Pikërisht sot, në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë duke nisur nga 15:00 kundër Sassuolos në "San Siro", shumë "big" do të jenë prezent në stadium. Yje të së shkuarës, ish lojtarë, drejtorë dhe presidentë do të parakalojnë në fushë, aty ku kanë ngritur shumë trofe për Milanin e lavdishëm.

Këtë situatë feste duket se e ka zbehur ecuria jo e mirë e sezoneve të fundit, me klubin që e sheh veten sërish jashtë Europe. Një "çështje" për t'u zgjidhur në kampin e "Djallit" është rinovimi i Gigi Donnarummës, portierit 20 vjeçar që ende nuk është i sigurt për të ardhmen. Sot portieri gjen përballë Sassuolon, si katër vjet më parë, kur në moshën 16 veçare, atë tetor të 2016 do të bënte debutimin me ekipin e ëndrrave. Teksa ka zhvilluar 179 paraqitje si kuqezi, 20 vjeçari duket se nuk do të rinovojë kontratën që skadon në qershorin e 2021. Milan nuk dëshiron një tjetër penalizim financiar, andaj është i destinuar të shesë yllin e katërkëndëshit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga