
Gabigol ka përfunduar huazimin e tij te skuadra braziliane e Santosit pasi nuk po gjente hapësirat e duhur në Milano. Minutat e tij me skuadrën zikaltre ishin me pikatore dhe huazimi i tij ishte opësioni i duhur për brazilianin pasi me paraqitjet e e tij u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian. Gabigol do të riktheht te Interi në merkaton e janarit, por duket se në Milano nuk kanë besim te aftësitë e tij dhe po mendojnë shitjen e lojtarit.
Skuadra më e interesuar sipas asaj që raporton "ESPN Brazil" është skuadra e Flamengos që kërkon shërbimet e lojtarit dhe e konsideron si pasuesin e Paqueta, ky i fundit u largua në drejtim të Milanit. Gabigol iu bashkua Interit në verën e vitit 2016 nga Santos, por nuk arriti të ketë ndikim te zikaltërit.