Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Panik" tek Skënderbeu, moment i vështirë për IlirDajën

Shkruar nga NEWSPORT
"Panik" tek Skënderbeu, moment i vështirë për

Sot në orën 16:00, Skënderbeu do luajë në transfertë javën e 4 të Superiores. Korçarët do të kenë përballë një skuadër si Tirana, që këtë sezon duket se ka një "marsh" më shumë.

Për teknikun Daja, do të jetë aspak një ndeshje e thjeshtë, sepse do t'i duhet të "arnojë" skuadrën, për shkak të problemeve që ka ekipi me mungesat e lojtarëve.

Në prapavijë, nuk dihet me shumë siguri nëse do të jetë i gatshëm Pollozhani, i cili duhet theksuar se ende nuk e ka arritur formën e tij më të mirë fizike. Gjithashtu, në mesfushë, pritet të mungojnë dyshja Daja-Dita, për shkak të dëmtimeve.

I vetmi lajm i mirë për Ilir Dajën është reparti i sulmit, ku do të jenë të pranishëm lojtarë si Krasniqi, Gripshi, apo edhe Dejvi Bregu.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut: Koliçi, Xhamaili, Meksi, Pëllumbi, Pollozhani, Muzaka, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Krasniqi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga