Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Pamë një Partizan ndryshe nga ai i vjetshmi”, Abilaliaj komenton largimin e Telushit dhe Matondos: Formacioni s’është me garanci, çdo zgjedhje ka fatura

Shkruar nga NEWSPORT
“Pamë një Partizan ndryshe nga ai i vjetshmi”, Abilaliaj

Drejtori i Partizanit, Arbër Abilaliaj foli gjerë e gjatë në një intervistë për ‘Sport News’ të moderators Trevisa Tufa në News 24. Kreu i merkatos së të kuqve e nisi nga eliminimi i fundit nga Champions League për të vazhduar më pas me çështje të nxehta si largimi i Telushit, Matondo dhe ndryshimi i formatit të Superiores.

“Për ne ishte një kompeticion i rëndësishëm duke pasur parasysh edhe mënyrën se si vinim në këtë turne. Koha që kemi pasur për të zhvilluar ndeshjen ishte shumë e pakët, kemi filluar stërvitjen vetëm me 15 qershor. Objektivi ishte për të parë një Partizan ndryshe, agresivitet e intensivitet. Në këto dy ndeshje, me një kundërshtar me eksperiencë të madhe në këtë kompeticion, mendoj se kemi bërë një paraqitje goxha të mirë, sa i përket anës profesionale e atë që kemi treguar në fushën e lojës. Por janë disa detaje që në këtë kompeticion bëjnë diferencën, kemi kohë t’i përmirësojmë e duhet t’i përmirësojmë.

Është e vërtetë që kemi kontingjent të pasur përpara e kemi krijuar raste shumë më shumë se sa jemi mësuar me Partizanin e vjetshëm. Por në fund, për t’u përmirësuar janë elementë që bëjnë diferencën në nivele të larta dhe nëse dilet 10 herë para portës s dhe krijohen raste flagrante në metrat e fundit, duhet përqendrim dhe duhet punuar që kualitetin ta ngrejmë që këto raste t’i shfrytëzojmë se prandaj bëhet volumi i lojës, që sulmuesit të konkretizojnë në fund.

Mbrojtja? Në aspektin ekipor dhe sportiv, ne kemi analizuar të dy ndeshjet dhe na rezulton që mbrojtja, më saktë gjithë ekipi në fazën mbrojtëse, është sjellë mirë. Pastaj janë detaje që janë çështje eksperience, ndoshta shumë volum në këtë periudhë, shumë informacion, ndoshta edhe kërkesa që nuk i kanë hasur më përpara, duke filluar që nga sulmuesit. Vetë sistemi, faza pa top, është një sistem që duhet të fillojë të funksionojë nga sulmuesit e deri në fund. Nuk dua të kapem me emrat e përveçëm se mbrojtjen e bën ekipi. Këto ndeshje na japin mundësi të kolaudojmë e kuptojmë forcën e ekipit. Në këtë fazë kemi tre futbollistë të tjerë në dispozicion duke filluar nga Koçijan, Taipi dhe Bitsuka i cili është bashkuar me ekipin.

Ideja është që të shkojmë në Andorra që të bëjmë një ndeshje të mirë në detaje që të sigurojmë që atje kualifikimin.

Jemi munduar që të kemi të gjithë afrimet të studiuara duke pasur parasysh kërkesat e trajnerit, punën që është bërë që para një viti dhe duke ditur vlerësimet e futbollistëve që mund të jenë në dalje dhe atyre që mund të duhen për të përmirësuar futbollistët që kemi. Ekipi është 90% i kompletuar, jemi në kërkim të një sulmuesi tjetër, nëse do të jetë një i përshtatshëm dhe në logjikën e tregut, pa bërë gjëra që nuk i shkojnë për shtat logjikës së tregut të vendit ku luajmë.

Telushi? Në një klub kaq të madh nuk ka vend për hapësira, siç është hamendësuar në media, për një zënkë gati-gati në konfrontim fizik. Është totalisht e pavërtetë, nuk ka vend, nuk vijnë në këtë klub asnjëherë gjërat që të arrihet në këtë pikë që të ketë këtë lloj mosmarrëveshje. Dëshirat të caktuara, nëse nuk janë në interes të klubit, kjo ndodhi dhe u diskutua, u sqarua dhe u vendos edhe me trajnerin. Kur një futbollist ka kërkesa që nuk shkojnë për shtat me të klubit… në asnjë klub nuk mund të garantohet prezenca apo pjesëmarrja në 11-shen e parë.

Matondo ka pasur edhe një vit kontratë në klub, fakti që ka thyer herë pas here rregulloren, kjo është një gjë që nuk është aspak normale për nivelin që flasim. Gjithsesi, kush bën zgjedhje të caktuara, në fund do të ketë fatura të cilat më shumë dëmtojnë futbollistin i cili arriti një nivel të caktuar në klubin tonë dhe pretendonim ta kishim të paktën në kompeticionet europiane dhe më pas Partizani ishte gati të dëgjonte ofertat për të.

Në këtë moment aktualisht ka 3-4 oferta të rëndësishme në klub dhe kjo gjë duhet të jetë shumë e  rëndësishme për mënyrën se si menaxhohet. Është bërë punë e mirë dhe udhët të vazhdoje se edhe afrimet që kemi bërë janë lojtarë në moshë të re, në përspektivë të mirë dhe na mbetet t’i rritim e zhvillojmë më shumë.

Kundër formulës së re të kampionatit? Këtë e kam përmendur edhe në mbledhjen me drejtorët sportivë, edhe më përpara. Është një gjë që nuk e shikoj të udhës, sidomos kur flitet për klube të rëndësishme që investojnë jashtëzakonisht shumë që në verë dhe të heqësh deri diku sensin e kampionatit dhe luftohet 36 javë për të qenë i pari. Me një ekip të mirë edhe mund të shkëputesh me pikë, fakti që çdo gjë bie poshtë e duhet të luftosh në tre javë, nuk më duket e drejtë se duke pasur parasysh se vetë dinamika e shtrirja në kohë të madhe, i humbet bukurinë gjithë vitit. Se nuk luhet për tre ndeshje. Ndoshta duhet menduar pak më mirë. Historia e kampionateve rreth e rrotull nuk ka nevojë që të shpikim, ka formula të ngjashme. Po jo të zerojmë 36 javë”, tha ndër të tjera Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga