Në një intervistë për "Top Channel" kreu i Federatës Shqiptarë të Futbollit foli edhe kundër deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili njihet edhe si mbështetës i Partizanit. Në fjalët e tija ai përdori fyerje për deputetin, ndërsa kundërpërgjigja e Braçes nuk ka vonuar. Ai nuk ka qëndruar i heshtur përballë kësaj përbaltieje që iu bë nga kreu i institucionit të futbollit shqiptar, duke i "qëndisur" një letër, të cilën e ka publikuar në "facebook", si kundërpërgjigje për atë që Duka shprehu ndaj tij.
"Kam shkruar shpesh per rrugacerine ne stadiume, ne fushe por edhe ne shkallet e tyre.
Tani jam i qarte nga buron;
LEXONI INTERVISTEN E ARMANDO DUKES DHE KUPTONI QE CDO SHARJE, FYERJE, MADJE DHE DHUNA NE FUTBOLL, BURON EGZAKT NGA AI, PRESIDENTI I FEDERATES SHQIPTARE TE FUTBOLLIT!
Dite me pare, pas publikimit nga UEFA te nje raporti mbi dyshimet per trukimin e ndeshjeve ne Champions League, ne Europa League, ne Superlige, kam shkruar statusin qe po bashkengjis ketu. Lexojeni, as kam share, as kam fyer, as kam baltosur kend, kete again jo e jo. As qe e shoh ndaj as qe i jam referuar kund.
Ka dhe nje arsye tjeter,
mendoj qe per gjithcka pershkruhet ne raportin e UEFA-s, faji eshte i institucioneve dhe Fedrata Shqiptare e Futbollit eshte vetem njera nder to. Gjithcka kam thene, as qe ka lidhje me te qenit deputet, politikan domethene.
Une ne stadium nuk shkoj si i tille.
Une ne stadium kam shkuar para se ky agai te behet President i ketij institucioni, kam shkuar prej tim eti, jo prej ndonje politikani.
Ndaj, per te shkuar ne stadium, as qe me shkon ne mendje ti marr leje ketij apo kujtdo tjeter. Ashtu sic per te refuzuar te behem pjese e ndeshjeve te rreme, nuk do i marr leje kurre ketij apo kujtdo tjeter.
Nje gje dua te them;
Kulturen e ketyre tregtareve arrogant qe dine gjithcka, kane gjithcka, pronesojne gjithcka, urdherojne kedo, neshtrojne cilindo, e neveris!
Topi ne kete vend nuk eshte i ketij, fushat dhe stadiumet gjithashtu nuk jane prona e ketij, ekipet e futbollit as qe kane lidhje me te dhe nuk duhet kurre te kene lidhje me te, gjithnje nese ka nje gare.
Tani nje gje personale;
Armand, mua ne 20 vite ne politike nuk me njeh kush per palaco apo klloun. Pyet tet vela per kete se te tregon. Kam patur mendjen dhe bindjen time, mbi to kam folur pa pyetur hic se sa para ka patur ne loje e sa para ke patur agai ne loje.
Jo! Kam thene gjithnje ate qe mendoj, pa u ndikuar nga ndokush.
Mbi te gjitha kam thene fort te verteten!
Nuk kam bere kurre kompromis me kend per te, me kosto personale natyrisht.
Ky quhet karakter dhe dinjitet.
Kllouni dhe palacoja shesin e blejne dhe kete ta shesin per ndershmeri!!
Une kete nuk do e bej kurre!!
Ndaj jam ketu ku jam, i zgjedhur-kupton, i zgjedhur, i votuar nga mijera njerez te ndershem, te cileve ju jam pafund mirnjohes per besimin.
Pa para Armand, thjesht me pune, nder, dinjitet dhe pa kompromis per te verteten.
Kot ta permend kete te fundit, ti ske lidhje me te.
[caption id="attachment_38443" align="aligncenter" width="470"] Faksimile e postimit të Erion Braçes[/caption]
————————————————————————————
JU FTOJ TE MOS SHKELIM NE STADIUME!!
DERISA ATA QE ORGANIZOJNE NDESHJE TE RREME,
TE JENE NDESHKUAR E PERJASHTUAR NGA FUTBOLLI!!
KETA NUK MUND TE TALLEN ME ME NE!!
NE NUK MUND TE SHOHIM ME NDESHJE TE RREME TE ORGANIZUARA NGA KETA!!
Po i shkruaj keto fjale, me ndjesine e pabesueshme qe te krijon derby i Manchester, ne futboll natyrisht.
Futbollin bio-sic e degjova ta quante nje gazetar qe i ka dhene te njejtin ze, te njejtat emocione, ndeshjeve te rreme, ne kampionatin shqiptar.
Prej tij, ndjesite te perzihen.
Por nje gje e kam te qarte;
Pashe nje ndeshje te ndershme, te vertete.
Besimi tek ajo qe luhet ne fushe eshte absolut, nje nga nje cdo jave, deri tek e fundit e asaj gare.
Ne Manchester, ne Angli.
Jo ketu, jo ne Shqiperi.
Ndaj shkallet e stadiumeve jane me plot se kudo.
Ndaj shkallet e stadiumeve jane me bosh se kudo, ketu tek ne.
NUK KA ME BESIM TEK AJO QE LUHET NE FUSHE!
ESHTE E RREME!
Nje raport dhe dy vendime te UEFA-s, na treguan dje se ne 6 vitet e fundit, kemi qene kot ne stadiume, kemi gezuar kot, jemi hidheruar kot, kemi mbeshtetur kot, jemi zene kot, kemi qare-prej gezimit apo hidherimit, kot!!
Gjithcka qe i kemi dhene nga shkallet asaj qe eshte luajtur ne fushe, ka shkuar kot.
PREJ FUSHES KA ARDHUR TEK NE NE SHKALLE,
NJE TALLJE E MADHE.
Heshtja prej dy ditesh e pergjegjesve, atyre qe organizojne garen dhe na e shesin ate cdo jave si te ndershme, dhemb shume.
Kane heshtur qe ne maj, kur u dha vendimi i pare, per nje ceshtje per te cilen jane informuar jave pas jave-nga UEFA, per 5 vite me radhe.
Edhe UEFA ka humbur besimin tek keta, ndaj vendosi te bej publike ate qe ketu e mbanin te fshehte organizatoret.
Tani askush nuk ka me besim tek kjo gare!!
E dini pse?
Sepse organizatoret, Federata Shqiptare e Futbollit eshte bere pjese e mashtrimit, te pakten duke heshtur dhe legjitimuar. Kush mendonte distancimin ka qene i fundit qe ka besuar. Kot-edhe nje here.
Neser luhet java e dyte e kesaj gare.
JU FTOJ TE MOS SHKELIM NE STADIUME!!
KETA NUK MUND TE TALLEN ME ME NE!!
NE NUK MUND TE SHOHIM ME NDESHJE TE RREME!!
*Te gjitha sa lexoni, jane fjalet e nje njeriu qe e do futbollin, e jeton si shume nder ju, me pasionin e atij qe do te fitoje po aq sa ata ne fushe. Nuk ka lidhje as me politiken dhe as me ekipin e zemres. Fare. Ka lidhje me dinjitetin e secilit nder ne qe ndjekim futbollin" , shkruan Erion Braçe në faqen e tij në "facebook".