Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pak “frymëmarrje” për Kategorinë e Parë, FSHF-ja lë pushim skuadrat. Mësoni kur luhen SFIDAT e javës së 25-të

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu dhe Dinamo kanë mbyllur llogaritë me Kategorinë e Parë. Si korçarët ashtu edhe Blutë e kryeqytetit kanë siguruar ngjitjen në Superiore pas një viti mungesë, kurse Besëlidhja dhe Tërbuni kanë rënë në Kategorinë e Dytë . Por kjo nuk do të thotë se gara në këtë kategori ka përfunduar.

Tashmë skuadrat janë në luftë me njëra tjetër të të arritu zonën “Play –Off” dhe zonën “Play –Out’. Flamurtari nuk ia doli të siguronte ngjitjen direkt në elitë dhe tashmë do të duhet të luftojë fort për zonën “Play-Off”, teksa do të përballet në transfertë me Besëlidhjen. Interesante do të jenë sfidat mes  Tomori-Korabi dhe Apolonia-Luzi janë dy sfida direkte në zonën Play Off, ndërsa takimi Burreli-Turbina, do të jetë vendimtar në garën për mbijetesë.

Por java e 25-të e Kategorisë së parë do të luhet më 6 maj. FSHF-ja ka vendosur të lërë pushim këtë fundjavë skuadrat pasi kërkon që të mbahet hapi i Superiores për fazën “Play-Off”. Kjo do të thoë se ekipet dhe trajnerët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur dy sfidat e fundit të Kategorisë së Parë.

SFIDAT:

[caption id="attachment_690211" align="alignnone" width="589"] Ndeshjet e Kategorise se Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga