Erjon Hoxhallari është goditja më e madhe e kësaj merkato vere në Superiore. Mbrojtësi u rikthye në Shqipëri te Tirana pasi mbylli aventurën te UTA Arad në Rumani. Bardheblutë janë futur kokë e këmbë në merkato duke ndërtuar një skuadër të frikshme me drejtuesit që duan me çdo kusht rikthimin te titulli kampion.
Për të shkuar te ky objektiv, ku më mirë se të rikthesh në skuadër ish-kapitenin i cili i udhëhoqi drejt titullit të fundit. Hoxhallari mbajti shiritin në sezonin 2021-2022 dhe pritet ta mbajë sërish edhe në sezonin që vjen. Kapiten i Tiranës këtë vit ishte Ilion Lika por shiriti në fushë u mbajt nga Najdovski.
Rikthimi i tij te Tirana sigurisht shoqërohet edhe me një rrogë më të lartë se kur iku. 27-vjeçari do të përfitojë më shumë se 6 mijë euro në muaj duke e bërë atë një nga më të paguarit në Superiore.