
Tirana do të luajë ndeshjen e parë pas pandemisë ndaj Bylisit në Ballsh. Bardheblutë kanë nisur nga puna prej një jave dhe trajneri Egbo nuk e nën vlerëson aspak kundërshtarin.
Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri bardheblu tregon se pa tifozë ndeshjet do të ngjasojnë më shumë si stërvitje.
“Ekipi i Bylisit është një nga skuadrat më të forta të kampionatit dhe duhet vlerësuar maksimalisht. I kanë hapur probleme te gjitha skuadrave dhe ne do ta vlerësojmë maksimalsiht. Do të bëjmë punën tonë dhe zoti do të na shpërblejë në fund.
E kam parë kampionatin gjerman që janë me stadiumet e boshatisura dhe duket sikur po bëjnë stërvitje. Kjo do të ndikojë të lojtarët pasi me tifozët ka më shumë adrenalinë dhe emocione. Pa tifozë do të na duket si stërvitje e për këtë aryse do të punoj me skuadrën nga ana psikologjike”.