“Pa pasion, futbolli është i vdekur”, Egnatia reagon pas mbylljes së stadiumit: Vetëm 22 vetë që vrapojnë në fushë, vërtetë e dhj*rë
Shkruar nga NEWSPORT
Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer aspak në vendimet disiplinarë për javën e fundit të futbollit shqiptar. Një nga ekipet më të dëmtuara është Egnatia, të cilës i mbyllet stadiumi për pjesën e mbetur të sezonit. Veç kësaj janë dënuar edhe presidenti Demrozi me 4 ndeshje ndërsa zyrtari Klejdi Zenelaj me 6 ndeshje.
Një goditje fatale për rrogozhinasit që këtë sezon kanë qenë një nga ekipet me numrin më të lartë të tifozëve në stadium me një mesatare prej 2000 prezencash.. Një armë më pak për Egnatian që garon për një vend në Kupat e Europës teksa janë në vendin e tretë aktualisht.
Klubi ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale me një postim në Instagram.
“Futbolli është një histori pasioni nga tifozët dhe gjithmonë do të jetë kështu. Pa pasion, futbolli është i vdekur. Vetëm 22 njerëz që vrapojnë në fushë dhe godasin një top. Vërtetë e dhj*rë. Është një fanbase që e bën futbollin një gjë të rëndësishme.”-shkruan Egnatia.