
Skuadra e Vllaznisë ka vijuar përgatitjet për sfidën e së dielës ndaj Kukësit. Ekipi i Goce Sedloskit u stërvitën dje në qëndrën stërvitore “Reshit Rusi”. Sot ata do të kryejnë dhe seancën e fundit para takimit me verilindorët.
Për këtë ndeshje tekniku maqedonas nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Erdenis Gurishta dhe Esin Hakan. Të dy do të mungojnë për shkak kartonash. Por ekipi mund të gjejë mbështetje tek rikthimi i Geralb Smajlit i cili me gjasë do të aktivizohet nga fillimi në krahun e djathtë në mbrojtje.
Ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të spostohet Bulatovic për t’i bërë vend në qendër Dajan Shehit. Sot ekipi do të zhvillojë dhe seancën e fundit dhe aty Sedloski do të vendos përfundimisht për 11-shen titullare.