Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges Shehi nuk e fsheh mërzinë pas humbjes: Të vjen keq kur ndëshkohesh nga episodet

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi nuk e fsheh mërzinë pas humbjes: Të vjen keq kur

Partizani u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 1-0 në Korçë. Të kuqtë marrin një goditje teksa dalin pa pikë nga transferta dhe rrezikojnë vendin e dytë në kampionat nëse Vllaznia fiton nesër. Pas ndeshjes trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Ndeshje me dy tabllo, në pjesën e parë kishim vështirësi kur mbronim me 2. Kundërshtarët e bazonin lojën te tranzicioni, në pjesën edytë futëm lojtarë që mban topin dhe luan mes linjave. Futëm edhe Bintsoukan. Një episod, penallti, nuk duhet t’i jipnim aq shumë eufori kundërshtarit. Pastaj, pjesa e dytë ishte komplet ndryshe nga e para.

Skuka, Cara, Mensah, Maguette, Taipi? Cara na kushtëzon shumë për mënyrën sesi luajmë. Dje Maguette nuk bëhej për të luajtur. Futëm Taipin si lojtar që mban topin. Mungesat këto janë, Bintsouka nuk është në gjendje akoma, por nuk qaj mungesat. Kanë peshën e tyre edhe ato.

Mërzitja është prezente sidomos kur humb, na vjen keq që luajmë me 2 tabllo dhe episodet janë ato që vendosin. Duhet të kemi kujdes pasi kur futemi në pjesën e dytë në stres, në disavantazh, qetësia venitet.

Kishim vështirësi në nxjerrjen e topi, Rrapaj u markua në të gjitha zonat e fushës. Nuk kishim filtër para mbrojtjes kur ishim në vështirësi. Goli ka peshën e vet pasi bën nervoz lotjarët. Duhet të kishim konfigurim më të mirë, lojtarët e krahut duhet të ishin në sinkron me njëri-tjetrin. Në pjesën e dytë kërkuam shtatlartësinë. Ishim prezent te zona kundërshtarë, por po të kishim shkallëzimin e mirë mund ta zgjidhnim”, tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga