Partizani vijon punën për të gjetur trajnerin e ri të ekipit. Rezultatet e mira që klubi po korr në javët e fundit bëjnë që drejtuesit të mos nxitohen duke qenë të qetë në këtë aspekt për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për ekipin.
Orges Shehi dihet tashmë, është emri i preferuar i të kuqve, por Tirana e mban ‘peng’ prej kontratës dhe ende nuk ka një zgjidhje. Partizani nuk qëndron duarkryq duke pritur zgjidhjen e kësaj situate, por po shikon me mjaft interes alternativat e tjera.
Emri i fundit që del në skenë është ai i Roberto Brodin. Fiksimi me italianët duket se nuk ka ikur akoma për presidentin Demi dhe ish-trajneri i Sheriff Tiraspol në sezonet 2016-2018 është kontaktuar nga kampionët shqiptar, sipas shtypit të shkruar.