Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges Shehi në “fije të perit”, dy trajnerë kampion në Superiore në “pole-position”

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi në “fije të perit”, dy trajnerë kampion

Stoli i Orges Shehit ka nisë të lëkundet. Për shkak të rezultateve negative të skuadrës dhe disa pakënaqësi sa i takon merkatos kanë bërë që marrëdhia Shehi – Halili të mos jetë e siç ishte në fillim.

Sipas shtypit të shkruar tashmë bëhet me dije se bardheblutë prej kohësh kanë nisur punën për gjetjen e një timonier të ri. Madje që pas barazimit me Teutën në kampionat drejtuesit kanë menduar për një zëvendësues nëse largohet Shehi.

I pari që kryeson listën është Ernest Gjoka. Ky i fundit është njohës shumë i mirë i kampionatit, pasi është shpallur kampion me Kukësin në Superiore. Edhe herë të tjera Gjoka ëhstë lakuar në ambientet e bardhebluve, por tashmë është kthyer sërish në vëmendje.

Emanuele Egbo është emri tjetër që gjendet në listën e kryqytetasve. Ky i fundit është timoneri që rikthehet titullin kampion te bardheblutë pas 10 vitesh, fiks në 100 vjetorin e klubit. Drejtuesit kanë nisur kontaktet indirekte me të dy trajnerët dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga