Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges Shehi luan “kartat” e fundit, Abazaj dhe Latifi “kokë më kokë” për një fanelë titullari

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi luan “kartat” e fundit, Abazaj dhe Latifi

Tirana do të luajë shanset e fundit ditën e nesërme në “Air Albania” ndaj Besiktas. Kjo sfidë është e vlefshme për turin e dytë të Conference League, teksa ndeshja e parë ka përfunduar në favor të turqve me shifrat 3-1.

Bardheblutë do të tentojnë një mrekulli për kualifikimin, me Orges Shehin që ka vendosur të luajë edhe “kartat” e fundit sa i takon formacionit. Ndryshime priten që nga mbrojtja deri në sulm. Pikërish në repartin e avancuar janë dilemat më të mëdha.

Goli i Kainas në Turqi duket se i ka dhuruar një fanelë titullari për sfidën e kthimit, teksa Abazaj dhe Latifi po përballen “kokë më kokë” për një fanelë titullari.

Ndërkohë në mbrojtje Shehi po mendon që në vend të Albi Dokës të dëmtuar të vendset Rimal Haxhiu.

Formacioni i mundshëm: Selmani, Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Hasani, Kaina, Abazaj (Latifi).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga