Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges SHEHI i beson dhe pas derbit, TIRANA gati për transfertën ballshiote (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Orges SHEHI i beson dhe pas derbit, TIRANA gati për transfertën

Tirana do të luajë të dielën kundër Bylisit në Ballsh, sfidë e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Bardheblutë nuk fitojnë prej 2020-tës në stadiumin “Adush Muça”, megjithatë trajneri Orges Shehi po e përgatit në maksimum ekipin e tij.

Në këtë takim do të rikthehet Bruno Lulaj, i cili ishte i penalizuar prej kartonit të kuq në deri. Madje trajneri Shehi e ka llogaritur si titullar në transfertën e vështirë ballshiote duke i besuar cilësive të shtatlartit.

Sytë e të gjithëve janë te Redon Xhixha, sulmuesi kurbinas që po bën mjaft mirë. A do të arrijë të shënojë sërish shtatshkurtri? Këtë do ta shohim të dielën në orën 15:00.

Me gjasë 26 herë kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë me këtë formacion titullar: Bekaj, Tozhevski, Behiratche, Lulaj, Ismajlgeci, Deliu, Aleksi, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga