Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges Shehi e mbyll me Tiranën, bardheblutë gjejnë zëvëndësuesin brenda familjes

Shkruar nga NEWSPORT

Orges Shehi dhe Tirana do t’i japin fund marrëdhënies së tyre gati 3-vjeçare. Ndeshja e fundit me Egnatian ishte e fundit për trajnerin e bardhebluve. Pas ndeshjes aid ha sinjale të qarta largimi duke u shprehur se ishte “i dërrmuar për të gjetur forca për një rifillim të ri”.

Shehi ka ofertë nga Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe aty pritet të jetë e ardhmja e tij. Klubi i Tiranës nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq teksa përgatitjet për Kupat e Europës do të fillojnë së shpejti dhe duhet një trajner në krye të skuadrës.

[caption id="attachment_695098" align="alignnone" width="300"]Julian Ahmataj, trajner i Tiranes Julian Ahmataj, trajner i Tiranes[/caption]

Drejtuesit nuk kanë shkuar shumë larg teksa zëvëndësuesi pritet të vijë nga brenda familjes. Julian Ahmataj duket se është i besuari i presidentit Halili. Ish-lojtari i bardhebluve ka qenë më parë në drejtimin e skuadrës në sezonin 2019-2020 për vetëm 2 muaj para Emmanuele Egbo.

Aktualisht ai është trajner i ekipit U-19, me të cilët u shpall kampion dhe në ditët në vijim pritet të promovohet në ekipin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga