
Tirana udhëheq kampionatin shqiptar me 5 pikë më shumë se rivali i tyre i përjetshëm, Partizani. Bardheblutë pas 29-të javësh kanë arritur të grumbullojnë 53 pikë, teksa njohim 4 fitore dhe 1 barazim në 5 sfidat e fundit.
Takimi i radhës për kryeqytetasit është dueli me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Kjo sfidë do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00. Një përballje e luftuar me dy skuadrat që prej vitesh tashmë kanë shkruar historinë në futbollin shqiptarë. Por për ironi të ftatit në këtë sezopn skuadra e Orges Shehit nuk ka mundur të fitojë asnjë takim ndaj kuqebluve dhe këtë do të synojë ta bëjë në këtë sfidë.
Te Tirana janë të gjithgë të vetëdijshëm se sfida me shkodranët do të thotë shumë në rrugën për titullin kampion. Gjithashtu Orges Shehi ka nisur të bëjë edhe “llogaritë” e titullit dhe në mbledhjen 20-minutëshe të zhvilluar me skuadrën ka veçuar edhe duelin me Partizanin si vendimtar.
Trajneri durrsak kërkon 6 pikë në këto dy takime, pasi vijnë përballë rivalëvë direkt, ndërsa kërkon nga skuadra qetësi dhe vendosshmëri për të vazhduar me fitoret në javët e mbetura. Derbi i kryeqyetetit do të zhvillohet më me 14 maj dhe është i vlefshëm për javën e 33-të të kampionati shqiptar. Por përpoara derbit, bardheblutë do të duhet të marrin maksimumin e pikëve ndaj ekipeve të “vogla” në letër, Kastrioti e Teuta.