Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

OPINION/ "Dhuratat" e FSHF-së para festave të fundvitit, "lajthitje" e sektorit të arbitrimit në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ "Dhuratat" e FSHF-së para festave të fundvitit,

Kjo javë do të jetë përmbyllëse e gjysmës së parë të sezonit futbollistik të Superiores. Partizani është matematikisht kampion dimri, i ndjekur nga Teuta dhe Kukësi. Këto 17 javë të para kanë qenë me shumë ulje-ngritje për sa i përket nivelit të skuadrave në fushën e blertë. Por, situata është krejt ndryshe në sektorin e arbitrimit. Pa frikë mund të themi se këtë vit ka pasur një "lajthitje" të sektorit të gjykimit.

Çdo gjë filloi keq, duke nisur me listat e "fryra" që Komisionet paraqiten për miratim te Komiteti Ekzekutiv. U hoqën nga lista arbitra që shiheshin si të prespektivës. U futën në këto "formate A-4", gjyqtarë si Hermal Llapra që para 3 vitesh e kishin "dëbuar" nga elita për performancë të dobët. Viti i ri po afron dhe tashmë "barku" duhet të niset të mbushet. Qejfi i duhet bërë të gjithëve dhe shefat e gjykimit nuk mund të lënë pa bërë "qoka" e tyre.

E pamundur të shohësh në elitë gjyqtarë si Llapra, Beqiri, Ziri apo edhe Orlando Kuka dhe sedra të të qëndrojë e "ngrirë". Përkundrazi çdo gjë duhet të nisë nga fillimi dhe nëse ka shembull që duhet marrë, është vetëm Jorgji që tashmë ka kaluar në nivelet e gjykimit europian. Vijojmë më pas me ata, që "mbajnë shkopin" në dorë, asistentët. Zalla, Shazivari, Pashaj, Rrapaj dhe Tartari duken që në Superiore janë thjesht për "spektatorë" dhe kur kujtohen se janë pjesë e një ndeshje zyrtare: "O, hajt t'i fus një të ngritur flamurit. Gjë s'pashë po hajt..."

Është e pamundur të mos revoltohesh kur kërkon të shohësh një ndeshje futbolli, ku pretendon që do të ketë "luftë sportive", por përfundon në luftë nervash me veten se pse ndodhesh aty dhe me ata të veshur me "pushtet" në fushë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sektori i caktimit të arbitrave me në krye Sokol Jarecin kërkoi që këtë vit t'i aktivizonte në mënyrë të barbartë të gjithë kryesorët apo edhe asistentët, duke i klasifikuar në të njëjtin nivel si ata që kanë cilësi, me ata që po tregojnë nga java në javë paaftësi në gjykimin e një ndeshje futbolli.

Nuk mund të vazhdojë ky kurs gjykimi në mënyrë të tillë. Paralelisht me Komisionin e Disiplinës që i ka zbrazur stadiumet, tashmë po punojnë edhe arbitrat për t'i dhënë dorën e fundit dëbimit të tyre. Ndaj, "dhuratat" dhe "qokat" në këtë ditë festash duhet të lihen nga sektori i gjykimit, por të punohet me seriozitet duke zbatuar parimin e meritokracisë. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga