Sherif Kallaku i është nënshtruar një operacioni gjatë ditës së djeshme, por për stafin e Tiranës nuk ka aspak panik, pasi lojtari pritet të jetë gati së shpejti.
Sipas shtypit të shkruar, mesfushori është operuar në gojë, ndërsa ka hequr një dhëmballë e cila ndikonte në muskujt e barkut, duke ndikuar kështu në gjendjen fizike të tij.
Pas operimit lojtari nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe me pushimin ne favor, mesfushori do t’i bashkohet shumë shpejt ekipit për të nisur përgatitjet për duelin me kurbinasit e Gentian Mezanit që do të luhet më 13 janar në orën 13:00 në stadiumin e Laçit.
Poll