
Kukësi duket se po nuk do ndalet vetëm me shitjen e Elis Bakajt, i cili u largua nga kampionët për shifrën 120 mijë dollarë në Bjellorusi. Së fundmi mësohet se për skuadrën verilindore ka ardhur një ofertë e çmendur për një tjetër "yll" të skuadrës, bëhet fjalë për sulmuesin Sindrit Guri.
Oferta për sulmuesin e skuadrës kampione ka ardhur nga Korea e Jugut. Skuadra e Ganguan FC ka ofruar plot 500 mijë dollarë për shërbimet e lotjarit në fjalë. Nuk dihet ende cila do të jetë përgjigja e kampionëve, por një oferte të tillë është e vështirë ti thuash 'jo", gjithsesi pritet që ditët në vijim të zbulohet dhe përgjigja e drejtuesve të klubit.
Kujtojmë që Skuadra e Ganguan FC, militon në ligën e parë të futbollin në Korenë e Jugut, ku kampionati ka vetëm tre javë që ka nisur dhe ekipi ka mundur të marrë 9 pikë të plota duke pretenduar që këtë vit të shpallen kampionë.