Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ofertë 300 mijë euro për futbollistin e Tiranës, presidenti kthen përgjigje

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertë 300 mijë euro për futbollistin e Tiranës, presidenti

Tirana merr ofertën e parë për Merveil Ndockyt. Spartaku i Moskës ka ofruar 300 mijë euro për talentin e bardhebluve.

Sipas "Sport Ekspres", menaxheri i njohur Shkumbin Qormemeti ka kontaktuar me presidentin e Tiranës, Refik Halilin, duke i parashtruar ofertën e klubit rus.

Por, përgjigjja e presidentit bardheblu ka qenë negative, duke e refuzuar ofertën.

Merveil ka një kontratë 3-vjeçare me Tiranën dhe Halili nuk ka ndërmend ta shesë që tani talentin 18-vjeçar. Presidenti bardheblu ia ka bërë të qartë menaxherit Qormemeti se kërkon që mesfushori kongolez të japë ende kontribut për Tiranën, pse jo të fitojë edhe titull kampion.

Shitja e Merveil është e pashmangshme, por për momentin, 18-vjeçari do të qëndrojë te 24 herë kampionët e vendit.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga