Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Alarmohen te Elbasani para duelit me Dinamon, Ivan Gvozenovic “vë duart në kokë”

Shkruar nga NEWSPORT
Alarmohen te Elbasani para duelit me Dinamon, Ivan Gvozenovic “vë
Elbasani

Elbasani po përgatitjet intensivisht për duelin me Dinamon. Ivan Gvozdenovic nuk është edhe shumë i qetë, pasi ka një “mal” me probleme para duelit me “Blutë”.

2 titullarë nuk do të jenë të gatshëm ndaj ekipit të Ilir Dajës dhe diçka e tillë alarmon stafin e vertdhebluve. Bruno Lulaj do të mungojë për shkak pezullimi, ndërsa Olberkis nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi që mori kundër Egnatias.

Në këtë mënyrë qendra e mbrojtjes del e zbuluar, me Gvozdenovic që duhet të gjejë planin “B”. Por jo vetëm kaq, pasi edhe 2 lojtarë të tjerë janë në dyshim.

Ben Shimon dhe Ze Gomes  kanë probleme muskulare dhe ende nuk dihet nesë deri ditën e ndeshjes do të mund të rikuperohen. Gjithsesi për ta “fjalën” e fundit do ta thonë mjekët e skuadrës. Dueli me Dinamon do të luhet ditën e dielë në "Elbasan Arena", në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 3-të të kampionatit. 

Poll

Lexo gjithashtu