Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Roberto Bordin me ide të qarta, italiani “fikson” 11-shen e preferuar ku do të mbështetet në këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
Roberto Bordin me ide të qarta, italiani “fikson” 11-shen e
Tirana

Roberto Bordin vetëm pak ditë më parë mori në “dorë frenat” e Tiranës. Italiani nisi menjëherë nga puna për të përgatitur ekipin për duelin me Flamurtarin.

Pas disa ditësh stërvitje dhe pasi ka parë nga afër të gjithë futbollistët, Bordin tashmë i ka idetë e qarta se kush do të jetë formacioni bazë që do të përdorë në këtë sezon.

Gjithçka do të nisë me dueli me Flamurtarin, sfidë ku italiani do të bëjë edhe debutimin e tij. Padiskutim do të synojë 3 pikët për të rikthyer kryeqytetasit në shinat e duhura.

Kështu formacioni që pritet të luajë ndaj vlonjatëve do të jetë: Tafas, Vera, Lleshi, Marku, Valerianos, Rafael, Vogli, Soler, Patstasia, Mensah, Tabeku.

Siç dihet dueli me Flamurtarin do të luhet ditën e nesërme në “Selman Stërmasi”. Ndeshja do të startojë në orën 16:00.

Poll

Lexo gjithashtu