
Skuadra e Ilir Dajës e ka nisur mbarë sezoni e ri në Superiore, duke mposhtur bindshëm një rival të drejtpërdrejtë për titullin, Vllazninë me shifrat 3-1. Euforia te tifozët dinamovitë është e madhe. Madje lajmi se klubi nuk do të luajë më në “Elbasan Arena”, por do të riktehet në kryeqytet ka bërë që fokusi të jetë titulli kampion nën “dirigjimin” e Ilir Dajës:
“LAJM I MADH PER DINAMON! Nuk ka me ndeshje ne Elbasan! Dinamo kthehet ne shtepi. Njoftohen te gjithe dinamovitet se ndeshjet pritese ne vazhdim do te luhen tek Stadiumi "DINAMO".
Dinamo perfundon shtegtimin disavjecar dhe kthehet tek qyteti dhe stadiumi i vet historik. Te behemi gati per tu rikthyer te shumte ne shkallet e stadiumit ne rrugen drejt titullit kampion. FORCA DINAMO”.