
Skuadra e Teutës ka njoftuar para disa minutash arritjen e marrëveshjes për të nënshkruar me mesfushorin Daniel Wotlai nga kampionët në fuqi të Egnatias.
Fleksibiliteti i 22-vjeçarit vlerësohet shumë nga ekipi durrsak në përshkrim, si një goditje me vlera. “Mesfushori nigerian Daniel Wotlai ka firmosur me Teutën dhe do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin 2025-2026!
I ardhur nga Egnatia, Wotlai është një mesfushor difensiv që sjell fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë të mesfushës. Një përforcim me shumë vlera për objektivat tona ambicioze në sezonin e ri!”, shkruan klubi i Teutës në rrjetet sociale. Ekipi i Enkeleid Dobit do të zbres në fushë të dielën, teksa pret në “Niko Dovana” Vorën.