Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Në Napoli po “çmenden” për rikthimin në Champions League, brenda 33 minutave “avullojnë” biletat për sfidën ndaj Cityt

Shkruar nga NEWSPORT
Në Napoli po “çmenden” për rikthimin në
Napoli

Napoli i Amir Rrahmanit do të rikthehet të luajë në Champions League pas dy sezonesh. Sezonin e kaluar arritën të fitonin titullin kampion në Itali dhe do të jenë pjesë e kompeticionit më të madh në Europë për klube.

Rikthimi i Napolit në Champions League ka sjellë entuziazëm të jashtëzakonshëm edhe tek tifozët e klubit. Siç raporton “Il Mattino”, brenda 33 minutash janë shitur të gjitha biletat në stadiumin “Diego Armando Maradona” për takimin mes Napolit dhe Manchester Cityt.

Pasditen e djeshme në orën 15:00, biletat dolën në shitje dhe “avulluan” menjëherë. Ndërsa sektori i mysafirëve në stadiumin e napolitanëve përmban 4,500 vende, të cilat do të shfrytëzohen nga tifozët e Manchester Cityt.

Poll

Lexo gjithashtu