Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Më bindën presidenti dhe Grent Halili”, trajneri Bordin para debutimit përballë Flamurtarit: Të luajmë me zemër

Shkruar nga NEWSPORT
“Më bindën presidenti dhe Grent Halili”, trajneri Bordin
Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin

Tirana dhe Flamurtari do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 3-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i “bardhebluve”, Roberto Bordin, i cili ndeshjen përballë vlonjatëve e ka debutuese në stolin e kryeqytetasve.

“E kemi pranuar me kënaqësi këtë sfidë të rëndësishme pasi Tirana është ekipi më i titulluar në Shqipëri. Sigurisht më ka bindur stafi drejtues, duke filluar nga presidenti, drejtori sportiv dhe Grenti, e nuk mora shumë kohë për ta pranuar këtë sfidë të rëndësishme. Sigurisht objektivi i klubit dhe i imi është që të arrijmë lart, janë edhe shumë ndeshje në dispozicion, është dhe koha e mjaftueshme për të njohur lojtarët duke pasur parasysh që ka pasur shumë lëvizje.

Objektivi ynë është ti fitojmë ndeshjet, thjesht duhet të bëjmë Tiranën, të luajmë me zemër dhe shpresoj të marrim rezultatin që duam. E di që tifozeria e Tiranës është më e mira në Shqipëri, jam i bindur që do të vijnë të shumtë në stadium për të na mbështetur, ua kam thënë edhe lojtarëve që besoj janë të ndërgjegjshëm se çfarë fanelle veshin dhe lojtarët duhet të bëjnë atë që të duket se tifozët janë lojtari i 12-të në fushë”, tha Roberto Bordin.

Poll

Lexo gjithashtu